Telegrafi

Një veteran i ushtrisë amerikane bleu një furgon FedEx për 3,000 dollarë – e ktheu atë në një shtëpi të vogël me rrota

Jonathan Norris ishte në ushtrinë amerikane për më tepër se tre vite.

Gjatë vitit të tij të fundit, të cilin ai e kaloi në Korenë e Jugut, Norris tha se kishte filluar të ruante para për blerjen e një furgoni të madh në të cilin mund të jetonte kur ai të kthehej në Amerikë.

Pasi u kthye në Washington State në fillimin e vitit 2020, në Kaliforni ai e gjeti furgonin FedEx të vitit 1998, i cili i pëlqeu atij, përcjell Telegrafi.

Ai shtoi se arriti që ta blinte atë për një çmim relativisht “të lirë” prej 3 mijë dollarëve.

“Ishte një ‘vjedhje’, për shkak se një furgon i tillë zakonisht ka një çmim prej 9 mijë dollarë”, tha Norris për Business Insider.

Veterani 37 vjeçar i ushtrisë bërë të ditur se më pas i kaloi fundjavat përgjatë dy viteve të ardhshme duke e kthyer atë në një shtëpi të vogël të lëvizshme. /Telegrafi/