Site icon Telegrafi

Një veshje jetëgjatë dhe një blerje e sigurt

Një veshje jetëgjatë dhe një blerje e sigurt. Kjo është arsyeja pse ne duhet të zgjidhim cilësinë e mirë. Veshjet baziket kushtojnë më shumë, por ky është një investim duke qenë se kjo veshje mbahet për një kohë më të gjatë.

Një gardërobë e duhur
Për të shmangur të ndenjurin një orë para dollapit në mëngjes duke mos ditur se çfarë të vishni, është më mirë të zgjidhni një gardërobë precize. Idealja është që të visheni me rrobat e nevojshme duke i shoqëruar me aksesorë të ndryshëm për t’i dhënë origjinalitet veshjes suaj. Mirëpo çdo rast ka veshjet e tij bazike.

Veshjet e nevojshme për të dalë në darkë:
Pantallona të zeza ‘slim’
Një fustan i derdhur
Një palë këpucë të zeza
Një gjerdan i bukur, rrip i bukur dhe një triko e zezë

Veshjet e nevojshme për ditën:
Xhinse
Një bluzë pak e gjerë dhe fluide
Atlete fine ose balerina të zeza
Një çantë e madhe
Një xhaketë lëkure
Një T-Shirt e bardhë me mëngë të gjata dhe një këmishë e bardhë.
/telegrafi/
 

Exit mobile version