Reperja nga Ferizaj, Loredana Zefi, shquhet për jetën luksoze që bën dhe kjo e ka bërë që të jetë në qendër të vëmendjes.
Markat e shtrenjta, veshjet e ndryshme e po ashtu edhe pushimet e kanë risjell në fokus të medieve e faqeve rozë.
Ajo së fundmi është komentuar për një dukje në një nga koncertet që ka mbajtur në Gjermani.
Bukuroshja, e rritur në Zvicër, shfaqet me një kostum interesant rozë i cili nuk është se kushtoi pak.
Në bazë të një postimi të bërë nga faqja ‘Shqip Closet’, kjo veshje e thjeshtë e Loredanës kushton afro 450 euro.
Triko rozë kaloi shifrën e 238 eurove, ndërkohë që pantallonat kushton afro 190 euro.
Sido që të jetë, Lori vitin 2021 e kaloi me një sërë projektesh të suksesshme e po ashtu edhe me koncerte të shumta. /Telegrafi/