Telegrafi

Një version si ky të “Monster” nuk e keni dëgjuar (Video)

Nuk ka dyshim se bashkëpunimi i Getinjos me Baby G në këngën “Monster” rezultoi jashtëzakonisht i suksesshëm.

Klipi i kësaj kënge u publikua në YouTube më 18 mars, ndërsa deri më tani është shikuar mbi 14 milionë herë.

Fansat e dy këngëtarëve kanë bërë versione të ndryshme të kësaj kënge, ndërsa tash vijnë edhe vet ata me një ‘version të ri’.

Teksa qëndrojnë në veturë, ata e kanë kënduar duetin e tyre, ndërsa Baby G e ka publikuar videon në rrjetet sociale.

Më poshtë mund ta ndiqni këngën origjinale, “Monster”. /Telegrafi/