Site icon Telegrafi

Një vepër e Picassos ka 25,000 pronarë!

Rreth 25,000 përdorues të internetit, të cilët blenë së bashku një vepër të Picasso nëpërmjet një platforme zvicerane të blerjeve në grup, mund ta admirojnë atë në Gjenevë.

Zakonisht, klientët besnikë të uebit zviceran të blerjeve ”Qoqa”, janë më tepër të interesuar për një set valixhesh apo udhëtim në Marakesh me çmim të volitshëm.

Por, në muajin dhjetor, platforma e themeluar në vitin 2005 me sloganin ”Bëjmë çdo gjë të mundur, por vetëm për ty”, u propozoi klientëve blerjen e një kryevepre, ”Bustin e mosketjerit” të Pablo Picassos (1968), për dy milionë franga zvicerane (1,7 milionë euro).

Brenda tri ditësh, 25,000 persona blenë 40,000 aksione me vlerë 50 franga (42 euro) të vendosura për shitje, duke u bërë zyrtarisht pronarët e veprës.

”Ideja fillestare në ‘Qoqa’ ishte padyshim për të bërë zhurmë mediatike, që të flitej për kompaninë, por gjithashtu me dëshirën për të bërë të prekshme botën e artit”, u shpreh për median, Pascal Meyer, 37 vjeç, drejtuesi dhe themeluesi i ueb-faqes. /ATA/

Exit mobile version