Site icon Telegrafi

Një vend pune për tu ëndërruar: Për tri foto në ditë do të paguheni 3500 euro në muaj!

A ju pëlqen të udhëtoni, të bëni fotografi dhe gjithashtu të fitoni para? Nëse përgjigja është “po”, Royal Caribbean International ka një vend pune të përsosur për ju.

Në fakt, përcjell Telegrafi, kompania që organizon ekskursione, kërkon persona për një “përvojë të jashtëzakonshme”, që ka të paktën 21 vjet dhe është i gatshëm që në korrik dhe qershor të këtij viti të udhëtojë për në New York, Karaibe, Azi, Mesdhe…

Siç shkruajnë mediat e huaja, puna e vetme që pritet prej jush është që të postoni tri foto në ditë në Instagram të cilat do të kishin të bëjnë me: detin, horizontin dhe rrezet e diellit, detaje të ekskursioneve nga anijet dhe nga toka, si dhe histori të “njerëzve të veçantë”. Dhe, ju do të duhej për të bërë edhe një video.

Nga ju kërkohet që të jeni ekspert i filtrave të Instagramit, të keni talent në fotografi, të keni për qejf rrëfimin e tregimeve dhe aventurave, dhe të keni një “telefon të mençur”.

Dhe nëse jeni për, dhe nëse keni fatin të zgjidheni nga Royal Caribbean International, juve do tiu paguhen të gjitha shpenzimet, dhe juve do t’iu ofrojnë rreth 3000 funte (3500 euro), vetëm për rreth një muaj, dhe do të keni qasje të lirë në palestër, restorant, pishinë.

Po sipas medieve të huaja, kompania ka filluar të pranojë aplikacionet ekskluzivisht përmes Instagramit, dhe konkursi do të vazhdojë deri më 31 janar. /Telegrafi/

Exit mobile version