Coronavirusi ende po merr jetë njerëzish në shtetin malazez.
Instituti për Shëndet Publik (IJZ) njoftoi se laboratorët e tyre dhe të tjerë publikë e privatë që merren me diagnostikimin e infeksioneve me COVID-19, kanë përfunduar analizat dhe kanë dorëzuar rezultatet për 438 mostrat e së premtes.
Në 24 orët e fundit një person ka ndërruar jetë si pasojë e coronavirusit, shkruan rtcg.
COVID-19, dnevni izvještaj #ijzcg pic.twitter.com/Ep2GRElGlt
— Institut za javno zdravlje Crne Gore (@ijzcg) April 1, 2023
Gjithashtu janë regjistruar edhe 52 raste të reja, njofton Instituti për Shëndet Publik i Malit të Zi.
Është raportuar se janë shëruar 61 pacientëve. Numri i përgjithshëm i rasteve aktive në Mal të Zi është 413.
Ndryshe, shteti malazez prej fillimit të pandemisë ka regjistuar 290042 raste ndërsa kanë vdekur 2814 persona. /Telegrafi/