Site icon Telegrafi

Një i vdekur pas përplasjes së dy aeroplanëve në një aeroport të Arizonës

Të paktën një person ka vdekur pasi dy aeroplanë janë përplasur në një aeroport, sipas policisë.

Përplasja ndodhi në Aeroportin Rajonal në Marana, Arizona, jashtë Tucson, të mërkurën në mëngjes, sipas kohës lokale.

Departamenti i Policisë së Maranës konfirmoi vdekjen, por nuk ishte në gjendje të jepte më shumë detaje, përcjell Telegrafi.

Zyrtarët e aeroportit konfirmuan se dy aeroplanë ishin të përfshirë në aksidentin vdekjeprurës.

Administrata Federale e Aviacionit dhe Bordi Kombëtar i Sigurisë së Transportit po hetojnë rrethanat. /Telegrafi/

Exit mobile version