Telegrafi

Një i vdekur, pamje të reja të tërmetit në Kretë të Greqisë – shihni se çfarë ndodhi në një supermarket

Greqia u godit nga një sërë tërmetesh të hënën në mëngjes, dhe më i fuqishmi ishte 6 gradë të shkallës Rihter, njoftoi Qendra Sizmologjike Euro Mesdhetare – EMSC.

Kjo u pasua nga një sërë tërmetesh më të dobët të hënën në mëngjes, njoftuan mediat greke.

Tërmeti i parë u regjistrua në 8.17 sipas kohës së Evropës Qendrore dhe 9.17 sipas kohës greke.

Dëshmitarë nga Heraklion thanë se tërmeti ishte jashtëzakonisht i fortë dhe zgjati një kohë të gjatë, përcjell Telegrafi.

Ndërkohë, banorët në panik postuan fotografi në rrjetet sociale, si dhe video të marra gjatë tërmetit.

Në njërën prej tyre, ndërsa klientët ishin në supermarketin grek, filloi një lëkundje e fortë e tokës dhe produktet filluan të binin nga raftet.

Kujtojmë, se përveç dëmeve materiale, të paktën një person humbi jetën në ishullin grek të Kretës, si pasojë e tërmeteve dhe pretendohet se ky është një njeri që u vra në një kishë në Arkalohori, kur kupola ra mbi të.

Ekipet e shpëtimit mbërritën menjëherë në vendngjarje, por nuk pati shpëtim për njeriun fatkeq. Ata nxorën një person tjetër nga rrënojat dhe ai u dërgua me urgjencë në spital. /Telegrafi/