Site icon Telegrafi

Një i vdekur, pamje që tregojnë momentin kur një traget po fundosej gjatë një ekskursioni në një destinacion piktoresk të Bahamas

Ky është momenti i tmerrshëm kur një traget me dy kate po fundosej gjatë një ekskursioni në një destinacion piktoresk të Bahamas.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, anija po transportonte një grup pasagjerësh për në ishullin Blue Lagoon kur u mbyt, nga ku mbeti i vdekur një turist amerikan 75-vjeçar.

Dhe një pasagjer ndau një video të anijes teksa ajo filloi të “përkulej” në njërën anë, ndërsa pasagjerët e tjerë në panik filluan të bërtasin.

Disa pasagjerë shihen duke u hedhur nga anija dhe duke notuar drejt një anijeje tjetër aty pranë në një përpjekje për të shpëtuar.

Pasagjerja Kelly Schissel pohoi në TikTok se ekuipazhi në bord bëri pak për të qetësuar pasagjerët e tmerruar.

Ajo tha: “Një nga anëtarët e ekuipazhit që ishte në katin e poshtëm vrapoi lart dhe po qante, duke kapur një jelek shpëtimi”.

“Atëherë ne filluam të mendojmë se ‘kjo është e vërtetë, diçka po ndodh’. Ne ishim duke pritur që stafi të na tregonte se çfarë të bënim, gjë që ata nuk e bënë kurrë sepse ishin shumë të zënë duke qarë dhe duke u mërzitur”. /Telegrafi/

Exit mobile version