Site icon Telegrafi

Një i vdekur nga COVID-19 sot në Shqipëri

Ministria e Shëndetësisë e Shqipërisë ka bërë të ditur se situata nga pandemia vijon të jetë e qëndrueshme.

Në 24 orët e fundit janë kryer 1429 testime nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me coronavirus 102 qytetarë.

Ndërkohë, një person i prekur me COVID-19 ka ndërruar jetë, ndërsa 125 janë shëruar.

Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 44 pacientë, nga të cilët 9 janë në gjendje më të rënduar.

Më së shumti raste të reja janë konfirmuar në Tiranë – 38.

Janë 1.570 pacientë aktivë me COVID-19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 44 pacientë, nga të cilët 9 janë në gjendje më të rënduar. Në 24 orët e fundit me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor ka një humbje jete me SARS-COV2 pozitiv; një qytetare nga Berati 74- vjeç.

Janë shëruar 125 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 267.083.

Që nga shpërthimi i epidemisë me coronavirus në Shqipëri janë regjistruar 272.132 raste pozitive, 267.083 janë shëruar, 1.570 janë aktive, ndërsa betejën me sëmundjen e rrezikshme e kanë humbur 3.479 pacientë. /Telegrafi/

Exit mobile version