Telegrafi

Një i vdekur nga coronavirusi dhe shtatë raste pozitive në 24 orë

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon nga 1.725 testime, shtatë qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit është shënuar një rast i vdekjes.

Sot janë shëruar 13 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 157.534.

Në total numri i rasteve aktive është 420.

Në 24 orët e fundit janë dhënë 2.560 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.594.449 doza të vaksinës.

Deri më sot 749.432 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. /Telegrafi/