Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka njoftuar se nga 6,086 testime, 888 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.
MSH njofton se në 24 orët e fundit ka vdekur një person nga coronavirusi, ndërsa janë shëruar 38.
Numri i përgjithshëm i të shëruarve është 105.881.
Ministria e Shëndetësisë bën të ditur se në total numri i rasteve aktive është 3,489.
Në 24 orët e fundit janë dhënë 16.905 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 521.737 doza të vaksinës.
Deri më sot 174.991 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
Sot janë shëruar 38 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 105.881. /Telegrafi/