Telegrafi

Një i vdekur nga coronavirusi dhe 47 raste të reja  

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon se nga 1.021 testime, 47 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit është shënuar 1 rast i vdekjes.

Sot janë shëruar 61 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 222.892.

Në total numri i rasteve aktive është 797.

MSH njofton se në 24 orët e fundit janë dhënë 356 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.817.199 doza të vaksinës.

Deri më sot 818.072 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Deri më sot janë dhënë 98.500 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër COVID-19. /Telegrafi/