Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon se nga 1.963 testime, 18 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.
MSH njofton se gjatë 24 orëve të fundit është shënuar një rast i vdekjes.
Në total numri i rasteve aktive është 165, ndërsa sot janë shëruar 14 qytetarë dhe numri i përgjithshëm i të shëruarve është 105.255.
Në 24 orët e fundit janë dhënë 6.595 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 141.008 doza të vaksinës.
Deri më sot 20.701 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. /Telegrafi/