Telegrafi

Një i vdekur nga coronavirusi dhe 17 raste pozitive në 24 orët e fundit

Foto: Ilustrim

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon se nga 1.774 testime, 17 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

MSH njofton se gjatë 24 orëve të fundit, është shënuar 1 rast i vdekjes, ndërsa në total numri i rasteve aktive është 531.

Sot janë shëruar 112 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 104.791.

Në 24 orët e fundit janë dhënë 3.480 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 96.369 doza të vaksinës. /Telegrafi/