Telegrafi

Një i vdekur nga coronavirusi dhe 110 raste pozitive në 24 orët e fundit

Foto: Arkiv/Ilustrim

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës bën të ditur se nga 3,667 teste të kryera në 24 orët e fundit pozitive kanë rezultuar 110 persona.

Gjatë 24 orëve të fundit, është shënuar 1 rast i vdekjes, ndërsa janë shëruar 2 qytetarë.

Derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 105.667, aktualisht numri i rasteve aktive është 689.

Në 24 orët e fundit janë dhënë 17.322 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 445.650 doza të vaksinës.

Deri më sot 155.907 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. /Telegrafi/