Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon se në 24 orët e fundit nga 2.660 testime, 11 qytetarë kanë rezultuar pozitiv në COVID-19.
MSH njofton se gjatë 24 orëve të fundit është shënuar 1 rast i vdekjes.
Sipas njoftimit në 24 orët e fundit janë shëruar 109 persona, ndërsa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 104,563.
Në total numri i rasteve aktive është 733.
Në 24 orët e fundit janë dhënë 3.730 doza të vaksinës kundër COVID-19, ndërkaq prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 90.217 doza të vaksinës. /Telegrafi/