Telegrafi

Një i vdekur në autostradën Negotinë – Demir Kapi

Në një aksident komunikacioni që ka ndodhur në autostradën Negotinë – Demir Kapi, ka vdekur një shtetas i Serbisë, kurse gruaja dhe tre fëmijët janë të lënduar, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Sipas të dhënave të policisë, automobili ”Daewoo”, me regjistrim serb, ka goditur gardhin anësor të autostradës dhe është rrotulluar dhe hedhur në anën tjetër të rrugës. Gruaja është lënduar rëndë, kurse tre fëmijët e mitur kanë lëndime më të lehta./Telegrafi/