Të dielën rreth orës 19:00, një 28 vjeçar ka humbur jetën në një aksident në fshatin Burojë të Skenderajt, ndërkaq të lënduar kanë mbetur tre persona të tjerë.
Lajmin e ka konfirmuar Policia e Kosovës, në Rajonin e Mitrovicës.
“Në një aksident në Burojë të Skenderajt, ka humbur jetën një 28 vjeçar ndërsa tre të tjerë janë lënduar, dy nga ta po kurohen në Spitalin Rajonal të Mitrovicës ndërsa njëri është dërguar në QKUK”.
Trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion.
Ky është aksidenti i tretë me fatalitet i raportuar gjatë ditës së sotme./Telegrafi.