Një person ka humbur jetën pasi një kabinë e teleferikut me 10 persona ra nga një “stacion” në qytetin kolumbian të Medellín, thonë autoritetet.
Raportet lokale thanë se aksidenti ndodhi rreth orës 04:30 me orën lokale në një linjë të rrjetit të teleferikut Metrocable të qytetit, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.
Të paktën nëntë persona u plagosën ndërsa dhjetëra njerëz u raportuan të bllokuar në kabina të cilat u ndaluan midis stacioneve.
#Medellín | Este es el primer accidente de este tipo que ocurre en esta línea del metrocable desde que entró en operación el 7 de agosto de 2004⬇️ pic.twitter.com/xrw8DpHysK
— El Colombiano (@elcolombiano) June 26, 2024
Metrocable, i cili u hap në vitin 2004, ishte rrjeti i parë i transportit publik i këtij lloji.
Carlos Quintero, kreu i agjencisë së reagimit ndaj katastrofave në Medellín, tha për mediat lokale se një kabinë ishte ndalur kur hyri në stacion dhe ishte goditur nga kabina e mëposhtme, e cila më pas “u shkëput dhe ra në trotuar”.
#Antioquia |🚨Impresionante: Se descolgó una cabina del Metrocable en Medellín, dejando varias personas heridas. La emergencia se presentó esta madrugada en la línea K del sistema masivo de transporte, en la estación Popular. La empresa Metro está evaluando la situación para… pic.twitter.com/dnOYLCZiYl
— La FM (@lafm) June 26, 2024
Metrocable, i inauguruar në vitin 2004, përbëhet nga gjashtë linja dhe 20 stacione.
Ai përdoret për për lidhjen e zonave me të ardhura të ulëta të qytetit të shtrirë në kodra të pjerrëta me qendrën.
Menaxheri i Metrocable, Tomás Elejalde u tha gazetarëve se aksidenti i së mërkurës ishte më i keqi që nga inaugurimi i sistemit. /Telegrafi/