Një person humbi jetën dhe tre të tjerë u plagosën pasi një pjesë e një vinçi ra nga një ndërtesë në qytetin amerikan të Fort Lauderdale, Florida.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, ekuipazhet ishin në proces të rritjes së lartësisë së vinçit kur një pjesë e tij “u lirua”, thanë zyrtarët.
Pamjet nga vendi i ngjarjes tregojnë se struktura e madhe metalike ra mbi një makinë që po kalonte një urë, duke shtypur pjesën e përparme të saj.
JUST IN: One dead and 2 injured after a crane fell on the bridge over the New River in downtown Fort Lauderdale.
The bridge also sustained significant damage as the crane appeared to leave a sizable hole.
The two vehicle drivers reportedly survived the accident however… pic.twitter.com/iRIPKy91TM
— Collin Rugg (@CollinRugg) April 4, 2024
Një punëtor ndërtimi thuhet se ka humbur jetën pasi ka rënë me pjesën e vinçit ndërsa dy prej të lënduarve u dërguan në spital ndërsa një i tretë u trajtua në vendngjarje.
BREAKING: One person was killed and three others were injured after part of a crane fell on top of a vehicle on a Fort Lauderdale bridge during rush hour in Florida. https://t.co/sz8vfpcZln pic.twitter.com/fHYnqaRScx
— CBS Evening News (@CBSEveningNews) April 4, 2024
Zyrtarët thanë se incidenti ndodhi rreth orës 16:30 me orën lokale të së enjtes.
Tesla driver talks about surviving Fort Lauderdale crane landing on his car. pic.twitter.com/ZcLTiMXu9p
— Drone Cleaning LLC DOUGLAS THRON (@douglasthron777) April 4, 2024
Një shofer ka treguar se makina e tij u dëmtua nga rënia e pjesës së vinçit.
“… Jam shumë me fat që jam gjallë”, ka thënë ai.
Ndërkohë një grua tjetër që jeton aty pranë tha se britmat e dëgjuara nga punëtorët e ndërtimit në momentin e shembjes ishin “shqetësuese”. /Telegrafi/