Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka informuar se në 24 orët e fundit nga 1563 testime të kryera janë konfirmuar 3 raste të reja me COVID-19.
Gjatë 24 orëve është shënuar një rast i vdekjes.
Sot janë shëruar 4 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 157.828.