Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon nga 1.098 testime, tetë qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.
Gjatë 24 orëve të fundit është shënuar një rast i vdekjes.
Sot janë shëruar 9 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 157.787.
Në total numri i rasteve aktive është 320.
Në 24 orët e fundit janë dhënë 607 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.615.360 doza të vaksinës.
Deri më sot 761.595 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. /Telegrafi/