Telegrafi

Një i vdekur dhe të paktën pesë të lënduar – pamje dhe detaje të tjera rreth aksidentit kur një automjet u përplas në një dhomë të urgjencës në Teksas

Të paktën një person ka humbur jetën dhe një fëmijë ka mbetur me lëndime të rënda pasi një makinë u përplas me një departament emergjence në një qendër mjekësore.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, katër të tjerë mbetën të lënduar gjithashtu, kur automjeti u përplas në Qendrën Mjekësore të St. David’s North Austin në Austin, Teksas.

Shoferi u nxor nga makina por konfirmohet se ka vdekur në vendngjarje.

Ndërkohë pamjet tregojnë dhomën e mbushur me tym, ku shihet një karrige me rrota anash.

Aty thuhet se nuk kishte njerëz, por stafi shihet duke u përpjekur të pastrojë dikë nga rrënojat.

Departamenti i Policisë së Austin tha se nuk kishte “asnjë kërcënim për publikun e gjerë” në një postim në X.

Ata thanë: “Bazuar në informacionet paraprake dhe detajet e mbledhura në këtë moment, ky incident nuk duket të jetë një akt i qëllimshëm”.

Katër nga të plagosurit u transportuan në spitale të tjera dhe një u trajtua në departamentin e urgjencës në St. David’s.

Spitali mbeti i hapur për pacientët e urgjencës, por ishte i mbyllur për shërbimet tjera. /Telegrafi/