Site icon Telegrafi

Një i vdekur dhe shtatë tjerë të lënduar në një aksident trafiku në Vushtrri

Një person ka humbur jetën dhe shtatë tjerë kanë pësuar lëndime trupore në një aksident që ka ndodhur sot rreth orës 08:00, në rrugën lokale në fshatin Galicë të Vushtrrisë.

Lajmin e ka konfirmuar për Telegrafin, Avni Zahiti, zëdhënës i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës.

“Në aksident është përfshirë një veturë, ku si pasojë e lëndimeve të pësuara rreth orës 11:00 nga SHSKUK-ja është raportuar se ka humbur jetën shoferi i veturës viktima H. S., 59 vjeçar, ndërsa lëndime kanë pësuar edhe shtatë  pasagjeret që ndodheshin në automjet”, tha ai.

Zahiti tha se nga hetimet e para të zhvilluara në vendngjarje, bëhet e ditur se si shkaktar i aksidentit dyshohet të ketë qenë pakujdesia dhe mospërshtatja e shpejtësisë me kushtet e rrugës ku për pasojë vetura përfundon jashtë rruge.

“Me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore”, shtoi mes tjerash ai./Telegrafi/

 

Exit mobile version