Telegrafi

Një i vdekur dhe pesë raste të reja me COVID-19

Foto: Ilustrim

Ministria e Shëndetësisë, ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK dhe laboratorët private me metodën RT-PCR, si dhe laboratorët publike dhe private me metodën RAT, janë testuar gjithsej 4,014 mostra të marra nga SHSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 5 raste pozitive.

Ministria e Shëndetësisë njofton se brenda 24 orëve është raportuar një rast i vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 155 pacientë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 104.343.

Në total numri i rasteve aktive është 923.

Në 24 orët e fundit janë dhënë 2.805 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 83.725 doza të vaksinës. /Telegrafi/