Njëri prej tyre ka ndërruar jetë në vendngjarje, kurse tjetri është dërguar në kompleksin e Klinikave “Nënë Tereza” në Shkup.
Sipas informacioneve të para, punëtorët janë helmuar nga një materie kimike.
Zëdhënësja e SPB – Shtip, Gordana Panajotova, për agjencinë e lajmeve AIM ka konfirmuar rastin, kurse në fermën e derrave ekspertizë kanë bërë ekipe të Policisë së Sveti Nikollës, Prokurori Publik dhe inspektori sanitar.
“Ngjarja në SPB – Shtip është denoncuar në orën 11.01, kurse ka ndodhur në 10.30. Në vendngjarje ka vdekur punëtori O.T i lindur më 1978, kurse S.J i lindur më 1971 është dërguar në Spitalin e Shkupit” – ka deklaruar Panajotova.
Njoftohet se trupi i viktimës do të dorëzohet për autopsi, kurse më shumë informacione rreth kësaj tragjedie priten gjatë ditës së martës.