Telegrafi

Një i vdekur dhe katër të plagosur nga të shtënat në funeralin e reperit Nipsey Hussle

Funerali i reperit të ndjerë Nipsey Hussle (Foto: Mario Tama/Getty Images/Guliver)

Një person ka vdekur dhe tre të tjerë janë plagosur në Los Angeles pranë rrugës së procesionit të funeralit të reperit tashmë të ndjerë Nipsey Hussle.

Megjithatë policia tha se nuk kishte asnjë shenjë që të shtënat në mbrëmjen e të enjtes lidheshin me funeralin, shkruan CBS News.

Funerali i reperit të ndjerë Nipsey Hussle (Foto: Mario Tama/Getty Images/Guliver)

Gjuajtjet me armë shpërthyen rreth orës 6:25, vetëm pak blloqe larg nga një pjesë e rrugës së funeralit prej 25 miljesh, tha policia. Funerali tërhoqi turma të mëdha njerëzish që ishin mbledhur për t’i dhënë lamtumirën e fundit reperit.

Los Angeles Times raportoi se të shtënat ndodhën në lagjen Watts pasi funerali kaloi nëpër zonë.

Pamje nga funerali i reperit të ndjerë Nipsey Hussle (Foto: Mario Tama/Getty Images/Guliver)

Viktimat ishin tre meshkuj dhe një femër, moshat e të cilëve shkonin nga 30-50 vjeç, ka pohuar shefi i policisë Michel Moore të enjten mbrëma. “Ne duhet ta ndalojmë këtë dhunë të pakuptimtë”, tha ai.

Ndërkohë, për ironi të fatit edhe reperi tashmë i ndjerë Nipsey Hussle u vra në të njëjtin vend. /Telegrafi/

Pamje nga funerali i reperit të ndjerë Nipsey Hussle (Foto: Mario Tama/Getty Images/Guliver)