Një person ka humbur jetën dhe dy të tjerë, prej të cilëve një fëmijë 11-vjeçarë janë lënduar në një aksident komunikacioni që dje ndodhi në rrugën Veles-Kumanovë.
MPB sot njoftoi se aksidenti ka ndodhur në orën 17:40 mes makinës “Ford Mondeo” me targa të Shkupit e drejtuar nga A.K (50) nga Shkupi dhe makinës “Opel Astra” me targa të Strumicës e drejtuar nga V.K (42) nga fshati Dabile i Strumicës.
“V.K me Ndihmën e Shpejtë është dërguar në kompleksin “Nënë Tereza” ku edhe ka ndërruar jetë. Lëndime të rënda trupore kanë marrë edhe bashkudhëtarët në makinën “Opel Astra” A.A (43) dhe një 11-vjeçar nga Strumica. Me Ndihmën e Shpejtë ata janë dërguar në spitalin “8 Shtatori” dhe “Shën Naumi i Ohrit””, thuhet në njoftimin e MPB-së.
Hetime në vendin e ngjarjes është kryer nga Prokuroria Publike, ndërsa mbi trupin e të vdekurit do të kryhet autopsi./Telegrafi/