Telegrafi

Një i vdekur dhe disa të plagosur nga përplasja mes dy trenave në Johannesburg – pamje nga vendi i ngjarjes

Së paku një person ka mbetur i vdekur kur dy trena janë përplasur në një stacion në Johannesburg, në Afrikë të Jugut.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, autoritetet kanë shkuar në vendin e ngjarjes në Horizon View Station, Roodepoort – ku treni i mallrave dhe ai i pasagjerëve u përplasen me njëri-tjetrin, të mërkurën në mbrëmje.

Mediat lokal raportojnë se shërbimet e emergjencës kanë konfirmuar se një person ka vdekur dhe të paktën pesë të tjerë kanë pësuar lëndime.

Ende nuk dihet se sa pasagjerë ishin në bord në atë kohë edhe pse besohet se ata ishin kryesisht turistë, por kjo ende duhet të konfirmohet.

Shkaku i përplasjes, i cili ndodhi rreth orës 21:20 me kohën lokale, mbetet i panjohur. /Telegrafi/