Telegrafi

Një i vdekur dhe disa të plagosur në një aksident me teleferik në Turqi

Një person mbeti i vdekur dhe shtatë të tjerë u plagosën në provincën jugore të Antalias të Turqisë pasi një teleferik u përplas me një shtyllë të thyer, tha zyra e guvernatorit lokal dhe një stacion televiziv.

Në rrjetin social X, guvernatori bëri të ditur se të plagosurit janë transferuar për mjekim në spitalet e afërta dhe se 24 kabina të teleferikut kanë mbetur të varur në ajër.

Njësitë e shpëtimit emergjent evakuuan 40 persona nga shtatë kabina të teleferikut dhe përpjekjet për të evakuuar 134 persona të tjerë të bllokuar në kabina të tjera po vazhdojnë, njoftoi zyra e guvernatorit.

Në vendngjarje janë dërguar helikopterë dhe mjete të tjera për evakuim nga linja e teleferikut.

Sipas informacioneve në faqen e internetit, teleferiku ka 36 kabina me një kapacitet prej gjashtë personash secila.

Ngjitja në objektin Tunektepe me pamje panoramike të qytetit të Antalias zgjat mesatarisht nëntë minuta. /Telegrafi/