Site icon Telegrafi

Një i vdekur dhe disa të lënduar në Manheim të Gjermanisë, policia arreston një person

Policia gjermane ka njoftuar se të paktën një person ka humbur jetën kur shoferi i një veture shtypi t urmën në një shëtitore në qytetin Manheim.

Madje nga policia kanë konfirmuar se disa persona tjerë kanë mbetur të lënduar rëndë nga kjo përplasje, transmeton Telegrafi.

E një person tashmë është arrestuar si dyshuar për incidentin, por mbetet e paqartë nëse ka të dyshuar të tjerë që mund të jenë të përfshirë.

Policia ka njoftuar qytetarët që të shmangin zonën derisa të përfundojnë hetimet. Akoma nuk dihet saktë se çfarë ka ndodhur apo motivi që mund të ketë quar deri te kjo vepër.

Zyrtarë të spitaleve të këtij qyteti kanë njoftuar se janë në pritje të pranimi të një numri të madh të qytetarëve, me lëndime të ndryshme trupore. /Tlelegrafi/

Exit mobile version