Ministria e Shëndetësisë bën të ditur se 930 raste të reja me coronavirus janë shënuar në 24 orët e fundit, nga 2,779 testime sa janë bërë.
MSH njofton se në 24 orët e fundit është shënuar një rast i vdekjes nga coronavirus.
Në këtë interval kohor të raportimit janë shëruar 1,479 persona.
Po ashtu bëhet e ditur se janë vaksinuar 65 persona, ndërkaq në total numri i dozave të administruara është 1,834,652. /Telegrafi/