Site icon Telegrafi

Një i vdekur dhe 852 raste pozitive me COVID-19 në Kosovë

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se për 24 orë nga 2.201 testime, 852 persona kanë rezultuar pozitivë me COVID-19.

Sipas njoftimit, një person ka ndërruar jetë si pasojë e infektimit me COVID-19.

Po në 24 orët e fundit janë shëruar 394 persona, ndërkaq në total numri i rasteve aktive është 5,359 .

Të vaksinuar brenda 24 orëve janë 73 persona.

Ministria e Shëndetësisë u ka bërë thirrje qytetarëve që të vaksinohen dhe t’i bartin maskat në ambientet e mbyllura. /Telegrafi/

Exit mobile version