Site icon Telegrafi

Një i vdekur dhe 72 raste të reja me coronavirus në Serbi

Autoritetet shëndetësore serbe kanë publikuar të dhënat më të reja rreth gjendjes me pandeminë.

Në 24 orët e fundit, 72 pacientë të tjerë janë infektuar me coronavirus në Serbi.

Fatkeqësisht, një person ka humbur jetën si pasojë e infektimit me këtë virus, raporton b92.

Gjithashtu 21 persona po trajtohen me oksigjeno terapi gjersa 274 pacientë janë në spital.

Ndryshe, 33384 persona janë infektuar me COVID-19 që nga fillimi i pandemisë ndërsa kanë ndërruar jetë 747 njerëz. /Telegrafi/

Exit mobile version