Telegrafi

Një i vdekur dhe 71 raste të reja të infektuar me coronavirus në Kroaci

Në Kroaci, 71 raste të reja janë regjistruar me coronavirus në 24 orët e fundit dhe një person ka vdekur, njoftoi sot Stafi Kombëtar i Krizave i këtij vendi.

Ministri i Shëndetësisë, Willy Beros, shtoi se shihet qarrtë se rënia e numrave ishte e dukshme në raport me javën e kaluar.

Beros gjithashtu dha informacione se personi që ndërroi jetë ishte një burrë 70-vjeçar, i cili kishte edhe sëmundje shoqëruese, transmeton Telegrafi.

Theksojmë se që nga fillimi i pandemisë në atë vend, kanë vdekur 141 persona dhe 132 persona aktualisht janë në spital, ku tetë prej tyre në respirator.

Ndryshe nga fillimi i epidemisë në shtetin kroat, 4,993 persona janë infektuar me pandeminë globale të njohur edhe si COVID-19. /Telegrafi/