Një total prej 33,901 rastesh me COVID-19 janë regjistruar deri më tani në Serbi.
Që nga raportimi i fundit, mostrat e 2,667 njerëzve janë testuar, nga të cilët 59 janë pozitivë.
Autoritetet shëndetësore serbe gjithashtu kanë raportuar se një person ka ndërruar jetë në 24 orët e fundit, raporton b92.
Deri në orën 15:00, një total prej 1,154,457 njerëz kanë plotësuar kriteret për testim rreth coronavirusit.
Ndryshe, raportohet se 19 pacientë po trajtohen me oksigjeno terapi. /Telegrafi/