Një person ka vdekur dhe 44 u plagosën kur një autobus u rrëzua nga rrethojat e një autostrade.
Aksidenti ka ndodhur në orën 4:15 të mëngjesit të ditës së diel në autostradën jashtë Cyrihut.
Sipas një deklarate të policisë zvicerane, tre vetë u lënduan seriozisht, ndërsa pjesa tjetër pësoi lëndime të vogla dhe se shkaku i rrëzimit, nuk u kuptua menjëherë.
Autobusi i agjencisë “Flixbus”, ishte nisur nga Genova dhe kishte si destinacion përfundimtar Duseldorfin. /Telegrafi/