Site icon Telegrafi

Një i vdekur dhe 39 raste të reja me coronavirus

Foto: Ilustrim

Një person ka vdekur si pasojë e infektimit me coronavirus gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë, bëhet e ditur në raportin e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të mërkurën.

Në total numri i vdekjeve, nga fillimi i pandemisë si pasojë e COVID-19 ka shkuar në 3 mijë e 207.

Gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar edhe 39 raste të reja.

Numri i rasteve aktive me COVID-19 në nivel vendi është 178.

Në 24 orët e fundit janë raportuar 11 të shtrirë në spitale. /Telegrafi/

Exit mobile version