Selia Kombëtare e Mbrojtjes Civile në Kroaci ka publikuar informacionet e fundit mbi coronavirusin në këtë vend.
Për të katërtën ditë me radhë, një numër rekord rastesh të reja janë regjistrua në shtetin ballkanik.
Në 24 orët e kaluara, janë regjistruar 306 raste të reja të infeksionit me virusin SARS-CoV-2, dhe numri i infektuar aktualisht (raste aktive) në Kroaci sot është në një total prej 2.052, shkruan në njoftim.
Midis tyre, 143 pacientë janë në spital, nga të cilët 12 janë duke u trajtuar me oksigjeno terapi, transmeton Telegrafi.
Gjtihashtu është bërë e ditur se një person ka ndërruar jetë, i cili kishte edhe sëmundje të tjera shoqëruese.
Ndryshe, theksojmë se që nga 25 shkurti i vitit 2020, kur u regjistrua rasti i parë i infeksionit në Kroaci, deri më tani janë infektuar 7.900 persona, nga të cilët 170 kanë vdekur dhe 5,678 janë shëruar. /Telegrafi/