Të paktën një person ka humbur jetën, derisa autoritet janë vënë në kërkim të tre personave tjerë pas dy shpërthimeve të fuqishme që kanë ndodhur në fabrikën e municionit në Kragujevc, thuhet në një komunikatë të lëshuar nga Ministria serbe e Mbrojtjes.
Gjithashtu, raportohet se 25 pjesëtarë të ushtrisë serbe dhe të MUP-it kanë mbetur të plagosur, transmeton Telegrafi.
Ministri i Mbrojtjes, Zoran Gjorgjeviq dhe zëvendësministri Nenad Miloradoviq, kanë dalë në vendin e ngjarjes për t’u njohur nga afër me detajet e kësaj ngjarje. /Telegrafi/