Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se në 24 orët e fundit, nga 140 testime të bëra, janë shënuar 21 raste të reja me coronavirus.
MSH njofton është shënuar një rast i vdekjes nga COVID-19 në këtë periudhë raportuese.
Po në 24 orët e fundit janë shëruar 88 persona, ndërsa në total numri i rasteve aktive me coronavirus është 589.
Të vaksinuar në këtë periudhë raportuese nuk ka. /Telegrafi/