Telegrafi

Një i vdekur dhe 17 të lënduar pas shembjes së skenës nga erërat e forta në festivalin “Medusa” në Spanjë

Një person vdiq të shtunën dhe 17 janë plagosur, tre prej tyre rëndë, pasi një skenë u shemb në një festival muzikor pranë Valencias, Spanjë, sipas zyrtarëve lokalë.

Një katastrofë goditi festivalin “Medusa” në qytetin Cullera pranë Valencias në orën 4:18 të mëngjesit me orën lokale “për shkak të një ere të fortë”, thanë ata.

Personi i vrarë ishte 22 vjeç, tha Garda Civile spanjolle për CNN.

Pamje nga festivali Medusa

Garda Civile, njësia paraushtarake e policisë spanjolle që është përgjegjëse për hetimin, tha gjithashtu se kishte më shumë dëme sesa thjesht shembja e pjesshme e skenës.

“Për shkak të një ere të fortë, hyrja kryesore dhe skena kryesore e Festivalit Medusa në Cullera ra në tokë”, tha një zëdhënës në Valencia për CNN.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Spanjë

Ka pasur rreth 50,000 njerëz në vendin e festivalit kur ndodhi incidenti, tha ai, duke shtuar se u deshën 40 minuta për të evakuuar njerëzit nga festivali, me dyert e daljes duke funksionuar siç duhet.

Pamje nga festivali Medusa

Ximo Puig, president i qeverisë rajonale të Valencias, u shprehu ngushëllime familjes dhe miqve të viktimës në një postim të së shtunës.

“Një aksident i tmerrshëm që na tronditi të gjithëve. Dua të shpreh ngushëllimet e mia më të thella për familjen dhe miqtë e të riut që vdiq sot herët në mëngjes në Festivalin Medusa në Cullera”, tha Puig.

Të shtunën herët në mëngjes, drejtuesit e festivalit njoftuan se kishin pezulluar festivalin.

Pamje nga festivali Medusa

“Për shkak të motit të keq që ka ndodhur në orët e para të 13 gushtit 2022 dhe me synimin për të garantuar sigurinë e pjesëmarrësve të koncertit, punëtorëve dhe artistëve të mbledhur në Festivalin Medusa, organizata e festivalit pezullon aktivitetin për momentin”, tha menaxhmenti i festivalit në Instagram.

“Vendi i festivalit është pastruar si masë parandaluese me qëllim të lehtësimit të punës së shërbimeve të urgjencës dhe sigurisë në Medusa Festiva”, shtoi ai.

Pamje nga festivali Medua

Videot e postuara në mediat sociale herët të shtunën treguan erëra të forta dhe struktura që binin nga skena ndërsa turma të mëdha të pjesëmarrësve të festivalit u evakuuan. /Telegrafi/