Telegrafi

Një i vdekur dhe 17 raste pozitive në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon nga 2,355 testime, 17 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit është shënuar 1 rast i vdekjes.

Sot janë shëruar 86 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 157.022.

Në total numri i rasteve aktive është 562.

Në 24 orët e fundit janë dhënë 10.185 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.507.657 doza të vaksinës.

Deri më sot 675.582 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. /Telegrafi/