Selia Kombëtare kroate lëshoi një deklaratë të re mbi coronavirusin në këtë shtet ballkanik.
“Në 24 orët e fundit, 145 raste të reja të infektimit me virusin SARS-CoV-2 janë regjistruar, dhe numri i rasteve aktive në Kroaci është 2492.
Midis tyre, 258 pacientë janë në spital, nga të cilët 14 janë duke u trajtuar me aparatin e respiratorëve, raporton index.hr.
Një person vdiq në Spitalin Klinik Osijek (M, i lindur në 1947) gjersa 8808 persona janë në vetizolim.
Ndryshe, që nga 25 shkurti, kur u regjistrua rasti i parë i infeksionit në Kroaci, një total prej 10,414 njerëz të infektuar me coronavirus janë regjistruar deri më sot, nga të cilët 187 kanë vdekur dhe 7,735 janë shëruar. /Telegrafi/