Një 79-vjeçar nga Durrësi humbi jetën prej COVID-19, pavarësisht mjekimeve në spital, duke sjellë vdekjen 2 mijë e 459 nga koronavirusi prej marsit 2020, kur nisi pandemia.
Mjekët zbuluan sot edhe 139 infektime të reja mes qytetarëve, ndërsa dje zbuluan 149 infektime të reja dhe u regjistrua 1 vdekje. Dje u kryen 3 mijë e 753 testime, ndërsa sot 4 mijë e 232 të tilla.
Qytetarët e infektuar rishtas janë shuica nga Tirana, Shkodra, Vlora, Elbasani, Kavaja e Lushnja, duke vazhduar edhe në 23 qytete të tjera thuajse në të gjithë Shqipërinë.
Të paktën 867 pacientë janë aktivë me COVID-19 në të gjithë vendin, ndërsa në Spitalin Infektiv po trajohen 29 pacientë.
Numri i të prekurve gjatë 18 muajve është 133 mijë e 591 vetë.
Vaksinimi i popullatës vazhdon me rite të larta, ndërsa gushti është muaji i hapur për vaksinimit anti-COVID për qytetarët mbi 18 vjeç.
Jozyrtarisht shihet se asnjë qytet nuk vlerësohet si zonë e lirë nga COVID-19.
Autoritetet kanë reduktuar në minimum masat mbrojtëse ndaj COVID-19, madje kanë nxitur një sezon të gjallë turistik dhe qarkullim të shtuar të udhëtarëve nga brenda dhe jashtë vendit.
Ata kanë pranuar zyrtarisht se varianti Delta i COVID-19 po qarkullon gjerësisht në vend. /VoA/