Telegrafi

Një i vdekur dhe 134 raste të reja me coronavirus në Mal të Zi

Një total prej 134 rastesh të reja pozitive të infeksionit u regjistruan në laboratorët e Malit të Zi.

Autoritetet shëndetësore malazeze gjithashtu kanë raportuar se një persona ka ndërruar jetë.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 282 pacientë gjersa numri i përgjithshëm i rasteve aktive është 3,409.

Që nga fillimi i vitit, numri i përgjithshëm i rasteve të regjistruara të infeksionit me coronavirus është 10,575.

Numri i përgjithshëm i vdekjeve në lidhje me infeksionin COVID-19 që nga fillimi i qershorit është 155, dhe që nga fillimi i vitit 164. /Telegrafi/