Një person u vra dhe 13 u plagosën kur një burrë që voziste një veturë në Arizona qëlloi në disa vende të ndryshme, tha policia të premten pas arrestimit të sulmuesit të dyshuar.
Njeriu ka shumë të ngjarë të ketë qëlluar rastësisht në të paktën tetë vende të ndryshme rreth Phoenix, në një sulm të furishëm që zgjati një orë e gjysmë.
Katër persona u plagosën nga të shtëna me armë, njëri prej të cilëve vdiq dhe nëntë pësuan lëndime të lehta, disa prej të cilave u shkaktuan nga copa qelqi, raporton nbcnews.
I dyshuari u arrestua pasi zjarrfikësit gjetën veturën falë përshkrimit të dëshmitarëve okularë. Njeriu në timon nuk rezistoi gjatë arrestimit gjersa policia gjeti armë në veturën e tij.
Kjo vjen pas një serie të shtënash të fundit në Shtetet e Bashkuara, ku kanë vrarë 279 njerëz që nga fillimi i vitit, sipas të dhënave nga Arkivi i Dhunës me Armë. /Telegrafi/
Police Investigating Multiple Shootings; Suspect In Custody – On June 17, 2021 at 11:10 A.M, @PeoriaPoliceAZ responded to a report of a drive by shooting, suspect involved in multiple shooting incidents in West Valley. https://t.co/eREL8fYXCW #PeoriaPDAZ #PeoriaAZ @Surprise_PD pic.twitter.com/qoITg4dvYG
— Peoria Police (AZ) (@PeoriaPoliceAZ) June 18, 2021