Autoritetet shëndetësore serbe kanë publikuar raportin më të fundit rreth pandemisë.
Në 24 orët e fundit, 7,076 njerëz janë testuar për coronavirus dhe 120 prej tyre rezultuan pozitivë.
Gjithashtu është bërë e ditur se ka humbur jetën një pacientë, i cili kishte edhe sëmundje të tjera, raporton b92.
Me oksigjeno terapi po trajtohen 19 persona. Edhe sot, shumica e pacientëve të rinj janë nga Beogradi – 57, ose pothuajse gjysma, madje 47 për qind.
Ndryshe, Serbia deri më tani ka 34072 persona të infektuar me virus gjersa kanë vdekur 757 persona. /Telegrafi/